Sport

PSV-ja fiton me gol të minutës së 92-të

Foto: AP
 

PSV-ja ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Sevillas. PSV-ja, që ishte mysafire, fitoi 3:2 me gol të shënuar në minutën e 92-të. Ricardo Pepi shënoi gol të bukur me goditje me kokë për fitoren 3:2. Skuadra spanjolle ishte duke udhëhequr 2:0, por holandezët nuk u dorëzuan.

Sergio Ramos shënoi për 1:0, ndërsa Youssef En-Nesyri shënoi për 2:0 në minutën e 47-të. Në minutën e 66-të, Lucas Ocampos i vendasve mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua. Ocampos kartonin e parë e mori në minutën e 63-të. Epërsinë e një lojtari në fushë, PSV-ja e shfrytëzoi maksimalisht. Ismael Saibari shënoi për të ngushtuar rezultatin në 2:1 në minutën e 81-të. Nemanja Gudel shënoi autogol për 2:2, në minutën e 81-të. Ndërkohë Pepi shënoi golin e fitores për PSV-në në minutat shtesë. PSV-ja tani renditet e dyta në Grupin B të Championsit me tetë pikë. Sevilla mbetet me dy pikë në vendin e fundit.