Sport

Interi siguron brazilianin Bento

Braziliani Bento Matheus Krepski do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Interit për edicionin e ardhshëm. “Calciomercato” ka njoftuar të mërkurën se Interi tashmë ka siguruar shërbimet e portierit 24-vjeçar, të cilin do ta transferojë nga Athletico Paranaense.

Interi do të paguajë 15 milionë euro për Benton, i cili me ekipin italian do të firmosë kontratë afatgjate.

Bento vlerësohet ndër portierët më të mirë në kampionatin brazilian, ndërsa me Athletico Paranaensen ka kontratë deri në fund të vitit 2026. Ai është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2021, ndërsa këtë vit ka regjistruar 59 paraqitje në të gjitha garat.