Sport

Unitedi pas Provedelit

Descriptive Text

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për portierin e skuadrës së Lazios, Ivan Provedel, ka bërë të ditur “Gazzetta dello Sport” të mërkurën. Bëhet e ditur se ekipi anglez tashmë ka nisur kontaktet me Lazion për 29-vjeçarin, të cilin po synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

Provedel para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Lazios nga Spezia dhe ka impresionuar me paraqitjet e mira. Ai ka zhvilluar 18 ndeshje për Lazion në të gjitha garat dhe me skuadrën italiane ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Për kartonin e tij, Lazio po kërkon të paktën 35 milionë euro, ndonëse për transferimin e Provedelit i shpenzoi vetëm 3.5 milionë euro.