Sport

Liverpooli mbetet tri javë pa Alissonin

Alisson

Skuadra e Liverpoolit do të jetë pa portierin Alisson Becker të paktën për pesë ndeshjet e ardhshme në të gjitha garat, ka shkruar “Sky Sports” të mërkurën. Alisson u dëmtua në derbin kundër Manchester Cityt, në të cilin Liverpooli barazoi 1:1.

Për shkak të lëndimit të pësuar në këmbë, Alisson do të qëndrojë jashtë fushës të paktën për tri javë. Ai do t’i mungojë Liverpoolit ndaj LASK-ut, në kuadër të Ligës së Evropës, ndërsa nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjet në Premier League kundër Fulhamit, Sheffield Unitedit, Crystal Palacet dhe Manchester Unitedit.

Portieri i Brazilit, këtë edicion ka 14 paraqitje për Liverpoolin, ndërsa derisa të rikuperohet do të zëvendësohet nga Caoimhin Kelleher.