Benfica do të jetë pa një lojtar të rëndësishëm në turneun e raundit elitar të Ligës së Kampionëve në futsall që sot nis në Prishtinë.
Mediat portugeze kanë bërë të ditur se rusit Ivan Chishkala i është ndaluar hyrja në Kosovë. E njëjtë gjë Chishkalas i kishte ndodhur edhe vitin e kaluar në Rumani.
Ndalesën e Chishkalas e kanë konfirmuar edhe te Prishtina 01, që e organizon turneun në Prishtinë.
Lajmi është përcjellë edhe nga mediat serbe, që kanë shkruar për “skandal në Prishtinë”.
Skuadra portugeze do të luajë prej orës 17:00 me Dobovecin e Sllovenisë.
Prej orës 20:00 është ndeshja Kairat (Kazakistan) – Prishtina 01.