Sport

Fitore për kualifikim e Barcelonës

Barcelona ka fituar me përmbysje të rezultatit ndaj Portos për të bërë vend në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve si fituese e grupit. Të martën mbrëma në stadiumin “Lluis Companys”, Barcelona fitoi me rezultatin 2:1.

Tani Barça udhëheq e vetme në Grupin H me 12 pikë. Nga nëntë pikë i kanë Porto e Shakhtari që në xhiron e fundit luajnë ndeshje vendimtare në Portugali. Antwerpi belg nuk ka fituar pikë në pesë ndeshjet e deritashme.

Pepe kaloi në epërsi Porton në minutën e 30-të. Por vetëm dy minuta më pas Joao Cancelo realizoi për 1:1. Golin e fitores për Barcelonën e shënoi Joao Felix në minutën e 57-të.

Barcelona në xhiron e fundit, më 13 dhjetor, luan në udhëtim ndaj Antwerpit.