Mesfushori Frenkie De Jong, së shpejti pritet ta rinovojë kontratën me skuadrën e Barcelonës, ka bërë të ditur “Mundo Deportivo” të martën.
Mësohet se palët janë afër marrëveshjes, e cila do të bëhet zyrtare deri në fund të këtij viti. Me rinovimin e kontratës De Jong do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2028, ndërsa kontrata aktuale i skadon në verën e vitit 2026.
Te Barça janë të kënaqur me paraqitjet e De Jongut, të cilën po duan ta mbajnë sa më gjatë që të jetë e mundur në ekip. Holandezi iu bashkua Barcelonës në vitin 2019 nga Ajaxi dhe vitin e shkuar ishte pranë transferimit te Manchester Unitedi, por refuzoi një mundësi të tillë për të mbetur te Barça.
Në 8 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat De Jong ka edhe 1 gol të shënuar.