Sport

Liverpooli, favorit për Wirtzin

Mesfushori i Gjermanisë, Florian Wirtz, pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League. Wirtz prej edicionit të ardhshëm do të jetë pjesë e Liverpoolit, ekip që ka parakaluar Barcelonën në garën për shërbimet e tij.

“El Nacional” shkruan se Liverpooli është favorit për ta transferuar Wirtzin në fund të këtij edicioni, pasi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Bayer Leverkusenit. Mësohet se ekipi anglez ka ofruar 90 milionë euro për kartonin e 20-vjeçarit, i cili ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2027. Wirtz prej vitit 2020 është pjesë e ekipit të parë të Leverkusenit, ndërsa këtë edicion po shkëlqen me këtë skuadër.

Në 18 paraqitje në të gjitha garat, reprezentuesi i Gjermanisë ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 10 asistime.