Sport

Molina me klauzolë lirimi prej 70 mln eurosh

Mbrojtësi i krahut të majtë, Nahuel Molina, ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 70 milionë eurosh, ka njoftuar e përditshmja “AS” të martën. Bëhet e ditur se klauzola e lirimit ka ardhur me rinovimin e kontratës që argjentinasi e ka bërë me Atletico Madridin.

Me rinovimin e kontratës që i skadonte në vitin 2027, Molina do të jetë pjesë e klubit spanjoll deri në verën e vitit 2028.

Molina vlerësohet lart nga trajneri Diego Simeone, i cili e sheh si pjesë të rëndësishme të projektit të tij. 25-vjeçari është i pazëvendësueshëm në përbërjen e parë të Atleticos dhe njëri prej lojtarëve më të mirë në pozitën e tij në La Liga.

Në 14 ndeshje të zhvilluara deri më tani, Molina ka 2 gola e 3 asistime për Atleticon, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar nga skuadra e Udineses.