Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës në ndeshjen e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë. Walid Hamidi asistoi nga krahu i djathtë, ndërsa golin e shënoi Nazmi Gripshi në minutën e 30-të të ndeshjes.
Për mesfushorin me tipare sulmuese të Ballkanit ishte goli i shtatë i edicionit aktual në Superligë.