Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Serbia dhe Gjokoviqi hyjnë në “Davis Cup” me këngë për Kosovën

Propaganda e Serbisë ka vazhduar të shpërfaqet edhe në sport. Ekipi serb i tenisit, i përbërë edhe nga Novak Gjokoviq, të enjten ka hyrë në çerekfinale të “Davis Cup” nën interpretimin e një kënge nacionaliste serbe për Kosovën.

“Le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”, është një nga fjalitë e tekstit të këngës “Gëzo popull serb”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hyrja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Gjokoviqi njihet si nacionalist serb, që madje herën e fundit u doli në përkrahje pjesëtarëve të vrarë të grupit terrorist, që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Serbia ka pasur të përballet në çerekfinale me Britaninë e Madhe.