Çekia mposht Moldavinë dhe kualifikohet në Evropian

Çekia mposht Moldavinë dhe kualifikohet në Evropian
Çekia nuk ka lejuar befasi dhe ka siguruar biletën për në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Të hënën mbrëma në Olomouc, Çekia fitoi 3:0 ndaj Moldavisë në ndeshjen vendimtare për kualifikim. Me fitore Çekia përfundon e dyta në grupin E dhe siguron paraqitjen në “Gjermania 2024”.
David Doudera në minutën e 14-të, Tomash Chory në minutën e 72-të dhe Tomash Soucek në minutën e 89-të shënuan golat për çekët. Vladyslav Babohlo i Moldavisë u përjashtua me të kuq në minutën e 55-të. Çekia përfundoi me 15 pikë në pozitën e dytë. Moldavia përfundon kualifikimet me dhjetë pikë në pozitën e katërt të Grupit E.
Çekia në epërsi ndaj Moldavisë
Çekia po udhëheq 1:0 ndaj Moldavisë, pas pjesës së parë të ndeshjes. Ndeshja është vendimtare për kualifikim në Euro 2024.
David Doudera shënoi golin e vetëm për çekët në minutën e 14-të. Me fitore, Çekia bën 15 pikë dhe kualifikohet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Liverpooli fiton ndeshjen dramatike

Broja aktivizohet në fitoren e Chelseat

Ramaj me Ajaxin vazhdon me fitore

Kadrii shënon gol për Odensen

UEFA nis hetimet për zërat e “çuditshëm” gjatë shortit

Muslija vendimtar, shënon golin e fitores në minutën e 91-të

Arsenali kundër Liverpoolit në Kupën FA

Atalanta mbetet pa Scamaccan deri në vitin tjetër

Daja: Vazhdojmë të ecin përpara

Shala e vlerëson të dhimbshme humbjen nga Ballkani

PSG-ja nuk lejon befasi
