Shpresat nuk janë shuar ende për kualifikim nga faza grupore e Ligës së Konferencës, ka thënë qendërmbrojtësi i Ballkanit, Gentrit Halili.
Ballkani barazoi në udhëtim tek Astana të enjten mbrëma. Ballkani pas katër ndeshjeve ka katër pikë, aq sa ka edhe Astana.
Dy ndeshjet e fundit të Grupit C i luan në shtëpi kundër Viktoria Plzenit më 30 nëntor, dhe në udhëtim te Dinamo e Zagrebit, më 14 dhjetor.
“Jam ndier mirë me përkrahjen e lojtarëve e trajnerit. Është vetëm loja e dytë e imja në Ligën e Konferencës dhe jam i kënaqur për këtë”, ka thënë fillimisht Halili për “ArtMotion” pas ndeshjes. “Shpresojmë të nxjerrim rezultat pozitiv me Plzenin në Prishtinë. Shpresat nuk janë shuar ende. Ky edicion ka qenë mjaftë i mirë, jam ambientuar mirë ani pse hapësira nuk ka qenë shumë e madhe. Sërish jam i kënaqur me trajnerin, bashkëlojtarët, stafin dhe me gjithë të tjerët”, është shprehur Halili.