Sport

Locatelli rinovon kontratën deri më 2028 me Juven

Mesfushori Manuel Locatelli e ka rinovuar kontratën me Juventusin, ka njoftuar të enjten ekipi italian.

Me rinovimin e kontratës, Locatelli do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2028.

Detajet tjera të kontratës së Locatellit nuk janë bërë të ditura, por mediumet italiane kanë raportuar se ai do të ketë pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh. Kontrata e mëparshme i skadonte Locatellit në vitin 2026, ndërsa ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Sassuolo.

Këtë edicion, 25-vjeçari ka 1 gol e 1 asistim në 11 paraqitje në kampionatin italian.