Milani ka pësuar humbje në shtëpi. Skuadra e Stefano Piolot është mposhtur të shtunën 1:0 nga Udinese në xhiron e 11-të të sezonit në Serie A.
Të vetmin gol në ndeshje e realizoi Roberto Pereyra nga penalltia në minutën e 63-të.
Me këtë humbje Milani shkon në tri ndeshje rresht pa fitore në Serie A. Kuqezinjtë kanë 22 pikë dhe pozicionohen në vendin e tretë, me një pikë më pak se Juventusi e gjashtë më pak se Interi që është lider.
Për Udinesen ishte fitorja e parë. Deri tash, ky ekip ka grumbulluar 10 pikë.