Sport

Distria kalon pengesën e parë

Distria Krasniqi nuk ka hasur telashe në luftën e parë në Evropianin e xhudos në Montpellier të Francës.

Në xhiron e dytë të kategorisë deri 52 kg, Distria e kaloi me dy uazari kroaten Ana Puljiz.

Ndërkohë Flaka Loxha u ndal në luftën e dytë nga një xhudiste serbe.