Sport

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Ballkani – Astana

Brenda tetë minutave janë shënuar dy gola në ndeshjen mes Ballkanit dhe Astanas, që po zhvillohet në Prishtinë në kuadër të Ligës së Konferencës.

Fillimisht, Astana kaloi në epërsi në minutën e shtatë, me golin e realizuar nga mesfushori Dushan Jovançiq, i cili shënoi pas asistimit të Max Ebong.

Megjithatë, vetëm 60-të sekonda më vonë, Ballkani barazoi shifrat. Kapiteni Edvin Kuç shënoi gol të bukur me kokë pas harkimit të Almir Kryeziut.

Kjo ndeshje i takon xhiros së tretë të Grupit C.