Trajneri i Dritës, Akis Vavalis e ka vlerësuar lartë fitoren ndaj Llapit. Ai ka pranuar se skuadra gjilanase nuk kishte paraqitjen më të mirë, por tha se të rëndësishme janë pikët.
“Fitore shumë e rëndësishme. Për mua secila fitore është e rëndësishme. Ndaj Llapit, në derbi, është fitore edhe më e rëndësishme. Në këtë moment më e rëndësishmja është që fituam tri pikë dhe që vazhduam serinë pozitive”, ka thënë Vavalis. “Është dashur të krijojmë më shumë. Por as nuk jemi rrezikuar shumë. E rëndësishme ishte që të mos pësojmë, pasi e kemi ditur se kemi kualitetin për të shënuar gol”.
Drita fitoi me rezultat 1:0. Sfida u vendos në minutën e 81-të, kur realizoi Almir Ajzeraj.
Me fitore, Drita del në pozitën e dytë me 21 pikë nga nëntë ndeshje.