2 perditesime
22:57

Galatasaray shokon Unitedin

Mauro Icardi ka shënuar gol të bukur në minutën e 81-të për fitoren e madhe të Galatasarayt ndaj Manchester Unitedit.

Të martën në Manchester, skuadra turke fitoi 3:2.

Icardi humbi penallti në minutën e 78-të, por e kompenzoi dështimin vetëm tre minuta më pas.

Rasmus Hojlund shënoi të dy golat për Unitedin. Fillimisht shënoi në minutën e 17-të e më pas në minutën e 67-të.

Për Galatasarayn fillimisht realizoi Ëilfried Zaha në minutën e 23-të, për 1:1. Për 2:2 shënoi Kerem Akturkoglu në minutën e 71-të.

Casemiro shkaktoi penalltinë në minutën e 77-të dhe u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Penalltia erdhi pas një tjetër gabimi të rëndë të portierit të Unitedit, që mbetet pa pikë në grupin A të Championsit. Galatasaray është i dyti me katër pikë.

22:49

Icardi humb penallti, por shënon për 3:2 ndaj Unitedit

Mauro Icardi ka shënuar gol të bukur për epërsinë 3:2 të Galatasarayt ndaj Manchester Unitedit. Icardi shënoi në minutën e 81-të, tre minuta pasi dështoi nga pika e bardhë.

21:52

Unitedi po barazon me Galatasarayn

Manchester Unitedi e Galatasaray po barazojnë 1:1 pas pjesës së parë të ndeshjes së Championsit.

Unitedi kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 17-të me golin e Rasmus Hojlundit.

Gjashtë minuta më pas barazoi skuadra turke, me golin e Wilfried Zaha.