Mesfushori Brian Cristante pritet të jetë futbollisti i radhës që do të largohet nga futbolli evropian për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.
Mediumet italiane kanë njoftuar të martën se interesim të madh për Cristanten ka shprehur Al-Nassr, që thuhet se tashmë i ka bërë ofertë zyrtare skuadrës së Romës.
Për transferimin e Cristantes në afatin kalimtar të janarit, ekipi saudit ka ofruar 40 milionë euro, ndërsa mesfushorit i ka bërë ofertë të majme.
28-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2027, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Atalantan, Benfican, Palermon e Milanin. Këtë edicion, Cristante ka 2 gola e 3 asistime në 8 ndeshje për Romën, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.