Dion Krasniqi ka shënuar tjetër gol për Varbergun në elitën e Suedisë, Allsvenskan. Por goli i 20-vjeçarit nuk ishte i mjaftueshëm të hënën mbrëma.
Varbergu pësoi 2:1 nga Elfsborgu në kuadër të xhiros së 25-të. Krasniqi shënoi për 1:0 që në minutën e 19-të. Besfort Zeneli luajti prej minutës së 85-të për Elfsborgun.
Te Varbergu startuan Krasniqi, Ismet Lushaku e Agon Muçolli. Krasniqi i ka pesë gola në 18 paraqitje. Ka kontribuuar edhe me dy asistime. Elfsborgu është i dyti me 54 pikë dhe po lufton për titull me Malmon. Malmo i ka 55 pikë nga 25 ndeshje. Varbergu është i fundit me vetëm 14 pikë.