Broja shënon gol dhe lëndohet sërish

Broja shënon gol dhe lëndohet sërish
Pak kohë pasi u kthye nga lëndimi, Armando Broja ka pësuar tjetër lëndim.
Të hënën mbrëma, sulmuesi 22-vjeçar kontribuoi me gol në fitoren e Chelseat ndaj Fulhamit. Chelsea e fitoi 2:0 ndeshjen e xhiros së shtatë të Premier Leagues.
Reprezentuesi i Shqipërisë startoi dhe shënoi për 2:0 në minutën e 19-të, pasi një situatë ku atë e shoqëroi fati. Vetëm një minutë më herët gol për Chelsean shënoi Mukhailo Mudryk.
Për ukrainasin ishte goli i parë për Chelsean. Për Brojën ishte ndeshja e tretë pas kthimit nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës që nga 11 dhjetori i vitit të kaluar. Golin e fundit e kishte shënuar më 8 tetor të vitit të kaluar.
Në ndeshjen ndaj Fulhamit, Broja la fushën në minutën e 65-të, pasi mori trajtim mjekësor. Nga fusha u largua ngadalë dhe dyshohet për një tjetër lëndim të sulmuesit shqiptar. Me fitore, Chelsea doli në pozitën e 11-të me tetë pikë.
Lëndohet Broja
Armando Brojën nuk po e përcjell fati.
Pak kohë pas kthimit nga lëndimi, sulmuesi i Shqipërisë është lënduar sërish.
Ai ka lënë fushën në minutën e 65-të në ndeshjen e Chelseat ndaj Fulhamt. Broja shënoi golin e dytë në minutën e 19-të.
Broja shënon gol për Chelsean
Chelsea po udhëheq 2:0 ndaj Fulhamit në ndeshjen e xhiros së shtatë të Premier Leagues.
Armand Broja ka shënuar golin e dytë në minutën e 20-të. Topi goditi këmbën e Brojës dhe përfundoi në rrjetë dhe goli iu evidentua sulmuesit shqiptar.
Video:
Shikoni çfarë rasti ka humbur Broja në minutat e para të ndeshjes:
Chelsea haven’t scored in their last 3 games Armando Broja beats the goalkeeper… 😭#FULCHE pic.twitter.com/1YIcwfb2I0
— lowkey Futbol (@lowkey_Futbol) October 2, 2023
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Premier League arrin marrëveshje rekorde për të drejtat televizive

Girona po vlerësohet “Leicesteri i ri”

Me Edgen erdhën edhe fitoret e mëdha të Trepçës

Gjimshiti lëndohet në humbjen ndaj Torinos së Vojvodës

Ringjallja e Pulishiqit te Milani, shpresë për SHBA-në për triumf në Copa America

Llapi e Malisheva e nisin të martën garën për kupë

I gjithë podiumi evropian garon në kampionatin e xhudos në Prishtinë

Goli i Manajt nuk mjafton

MKRS-ja merr “kompetencat” e kategorizimit të sporteve dhe sportistëve

City po e ndien presionin e “tripletës”

Skuadra e Dakut mposhtet në Moskë
