Portierit që kolapsoi iu kthye vetëdija

Portierit që kolapsoi iu kthye vetëdija
Mediat holandeze janë duke raportuar që portieri i cili kolapsoi pas përplasjes me një lojtar të Ajaxit ka vetëdije.
Për AT5 këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të klubit RKC, pjesë e të cilit është portieri Etienne Vaessen.
“Ai ka vetëdije, por nuk e mban mend atë që ka ndodhur. Dua të komplimentoj ekipet mjekësore. Mjekët e kanë mbajtur në jetë pasi nuk po përgjigjej. Duket që ka të bëjë me goditjen që mori në kokë. Kjo bëri që ta humb vetëdijen”, ka thënë drejtori i RKC-së, Frank van Mosselveld.
Vaessen u dërgua në spital, nuk ka njoftime për gjendjen e tij
Ndeshja mes RKC Waalwijk dhe Ajaxit është ndërperë në minutën e 88-të pas përplasjes së rrezikshme mes Brian Brobbeyt të Ajaxit dhe portierit të RKC-së, Etienne Vaessen.
Ka pasur menjëherë panik për portierin, që mbeti i palëvizshëm në fund.
Lojtarët vendosën që mos ta vazhdojnë ndeshjen.
Menjëherë janë ftuar ekipet mjekësore që të ndërhyjnë, ndërsa në stadium ka pasur frikë për shëndetin e portierit.
Lojtarët kanë formuar një kordon rreth portierit, që u dërgua me urgjencë në spital me autoambulancë.
Shumë klube holandeze kanë bërë postime duke u lutur për shëndetin e portierit.
Ndërpritet ndeshja e Ajaxit pas kolapsimit të portierit
Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën mbrëma në futbollin holandez.
Portieri i skuadrës RKC Waalwijk, Etienne Vaessen, ka kolapsuar gjatë ndeshjes me Ajaxin.
“Ndeshja është ndërprerë përkohësisht për shkak të një situate në dukje të rëndë mjekësore. Ne mendojmë për ty Etienne”, ka shkruar Ajaxi.
Ajaxi më pas ka shkruar se “kjo ka të bëjë më shumë se me futbollin. Lutemi që të jesh mirë Etienne”.
Ndërkohë skuadra RKC ka shkruar se ndeshja është ndërprerë përfundimisht. Ky klub ka shkruar se do të njoftojë tifozët pasi të ketë më shumë informata.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Interi blen kartonin e Augustos

Maignan drejt Premier Leagues

Ten Hag mund të largohet nga Unitedi

Barça nxjerr në shitje Balden

Arsenali interesohet për talentin e Juventusit

Union Berlini kërkon Bardhin

UEFA ua “shet” arabëve Ligën e Kampionëve

Premier League arrin marrëveshje rekorde për të drejtat televizive

Girona po vlerësohet “Leicesteri i ri”

Me Edgen erdhën edhe fitoret e mëdha të Trepçës

Gjimshiti lëndohet në humbjen ndaj Torinos së Vojvodës
