Sport

Newcastle fiton ndaj Burnleyt

Newcastle Unitedi ka fituar në kuadër të xhiros së shtatë të Premier Leagues të shtunën, në shtëpi kundër Burnleyt.

Newcastle triumfoi me rezultatin 2:0, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Miguel Almiron realizoi në minutën e 14-të, kurse Alexander Isak në minutën e 76-të, vulosi çështjen e fituesit.

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ishte në bankën rezervë te mysafirët. Newcastle ka 12 pikë në shtatë ndeshje.

Burnley ka një pikë në gjashtë ballafaqime.