Arsenali ka mposhtur 4:0 Bournemouthin në Premier League të shtunën, për t’iu afruar kreut të tabelës.
Bukayo Saka, Martin Odegaard, Kai Havertzi e Ben White realizuan golat për fitoren e ekipit të Mikel Artetas.
Arsenalit të shtunën i ka shkuar në favor edhe humbja e liderit Manchester City nga Wolvesi.
“Topçinjtë” janë afruar në krye të tabelës. Tani Arsenali ka 17 pikë. Cityt mbetet lider me 18.