Sport

Rrahmani ndër lojtarët më të shtrenjtë të Rapidit, i dyfishohet vlera në treg

 

Forma e jashtëzakonshme e sulmuesit Albion Rrahmani te Rapidi i Bukureshtit, ka bërë që çmimi i tij të dyfishohet në tregun e futbollit. Mediumet rumune, kanë shkruar të enjten se çmimi i Rrahmanit ka shpërthyer prejse iu bashkua Rapidit nga Ballkani i Suharekës në afatin kalimtar të verës.

Aktualisht, vlera e Rrahmanit në treg është 1.2 milionë euro bazuar në faqen e specializuar për transferime “transfermarkt.de”, dyfishi i asaj që Rapidi pagoi për ta transferuar nga kampioni i Kosovës. Në fillim të muajit gusht, Rrahmani u zyrtarizua te skuadra rumune dhe për më pak se dy muaj, ai ka rritur dukshëm vlerën e tij në treg.