Sport

Fitore bindëse e Napolit

Napoli nuk ka lejuar befasi ndaj Udineses. Të mërkurën mbrëma, kampioni aktual i Italisë fitoi 4:1. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të Serie A.

Piotr Zielinski (penallti0 dhe Victor Osimhen shënuan në pjesën e parë për Napolin. Në pjesën e dytë nga një gol e realizuan Khvicha Kvaratskhelia dhe Giovanni Simeone. Golin e vetëm për Udinesen e realizoi Lazar Samargjiq. Napoli është i pesti me 11 pikë.

Udinese ka vetëm tri pikë në pozitën e 18-të. Amir Rrahmani po mungon te Napoli për shkak të një lëndimi. Po të mërkurën mbrëma, Lazio fitoi ndaj Torinos me rezultatin 2:0. Mërgim Vojvoda qëndroi në stol te Torino, ndërsa Elseid Hysaj luajti prej minutës së 80-të te Lazio. Lazio i ka vetëm shtatë pikë dhe renditet e 11-ta. Torino është e dhjeta me tetë pikë.