Mesfushori i Kosovës, Florian Loshaj ka luajtur deri në minutën e 90-të për Istanbulsporin që pësoi një tjetër disfatë në Turqi.
Istanbulspori, që nuk ka fituar ende në Superligën turke, pësoi disfatë të martën nga Galatasaray 1:0, në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së tretë.
Loshaj ishte njëri prej tre shqiptarëve që u paraqitën të martën ndaj gjigantit turk. Deri në minutën e 72-të u paraqit edhe Valon Ethemi, ndërsa Eduard Rroca e kompletoi takimin.