Sevilla e ka fituar thellë ndeshjen në shtëpi të martën ndaj Almerias. Sevilla mposhti Almerian me rezultatin 5:1, në kuadër të javës së shtatë të La Ligas spanjolle.
Adnan Januzaj u inkuadrua në minutën e 65-të te Sevilla kur rezultati ishte 4:0.
Goli ne parë e shënoi Youssef En-Nesyri në minutën e 7-të. Një minutë më vojë për 2:0 realizoi Dodi Lukebakio, ndërsa Suso në minutën e 38-të shënoi goli ne tretë. Për 4:0 ishte realizator Erik Lamela. Ai shënoi në minutën e 51-të, kurse të pestin për vendësit e realizoi në minutën e 92-të Kike Salas.
Golin e nderit për mysafirët e shënoi Luis Suarez nga penalltia në minutën e 71-të.
Me këtë fitore, Sevilla është ngritur në vendi ne 11-të me shtatë pikë. Almeria mbetet e fundit me dy pikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.