Sport

Asllani me Suedinë mposhtin Italinë

Sulmuesja Kosovare Asllani ka luajtur deri në minutën e 90-të për Suedinë që mposhti Italinë me rezultatin minimal, 1:0. Sulmuesja e Milanit është kapitene e Suedisë.

Ndeshja Itali – Suedi u zhvillua të martën dhe i takoi Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Është kjo ndeshja e dytë për Suedinë dhe Italinë. Në grup me Suedinë dhe Italinë janë edhe Spanja dhe Zvicra.

Më 27 tetor, Suedia luan ndaj Zvicrës, pjesë e së cilës është kosovarja Riola Xhemaili.