Superparaqitje e Albion Rrahmanit në Rumani

Superparaqitje e Albion Rrahmanit në Rumani
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka vazhduar me formë të mahnitshme te Rapidi i Bukureshtit në Rumani. Të hënën, ai ka realizuar edhe dy gola, për fitoren 3:1 ndaj Clujit.
Pos dy golave të parë, ai asistoi në golin tjetër.
Ishte goli i gjashtë i tij në vetëm katër paraqitje në sezonin e parë në Rumani.
Rrahmani i pandalshëm, shënon edhe golin e dytë dhe feston me shqiponjë
Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, nuk ka të ndalur te Rapidi i Bukureshtit. Ai ka shënuar edhe golin e dytë personal në ndeshjen ndaj Clujit.
Rrahmani ktheu epërsinë te Rapidi në minutën e 51-të. Rezultati aktualisht është 2:1.
Ishte goli i gjashtë i tij në katër ndeshje te Rapidi.
Rrahmani shënon tjetër gol në Rumani
Albion Rrahmani ka shënuar tjetër gol në Rumani.
Ai shënoi që në minutën e 5-të në ndeshjen mes Rapid Bukureshtit dhe Clujit.
Ai gjuajti nga pika e bardhë. Topin e ndalur nga portieri, Rrahmani më pas e shtyu në portë.
⚽️ 🇷🇴 𝐆𝐎𝐀𝐋 | Rapid București 1-0 CFR Cluj | Albion Rrahmanipic.twitter.com/8Gf88kd06X
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 25, 2023
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Simone Inzaghi nuk është më vëllai i vogël “Superpippos”

Ademi, nënkampion i Evropës për U21 në taekwondo

Tifozët shkaktojnë kaos pas rënies së Santosit nga liga

Blesa synon të paraqitet në garat evropiane me Prishtinën

Rashica mungon në derbin ndaj Fenerbahçes

Te Slaven Belupo pranojnë se Hoxha mund t’i bashkohet Dinamos

Shirko largohet nga Ylli

Komiteti Olimpik i Koresë së Jugut i detyron sportistët të marrin pjesë në kampin e marinës

Bardhi: Lojtarët e Trabzonit janë nën presion të madh

Arsenali insiston për Torresin

West Hami interesohet për Calhanoglun
