Sport

Bayerni ofron 120 mln për Pedrin

Pedri

Bayern Munichu po synon të bëjë një lëvizje të madhe në mesfushë për edicionin e ardhshëm. “Fichajes” shkruan të hënën se bavarezët po tentojnë të forcohen me spanjollin Pedri, i cili është pjesë e Barcelonës. Pedri po shihet si përforcim i madh për edicionin e ri, ndërsa Bayerni ka bërë gati një ofertë të majme për kartonin e tij.

Për transferimin e Pedrit verën tjetër, Bayerni do të ofrojë 120 milionë euro për ta bindur Barcelonën të heqë dorë nga Pedri.

20-vjeçari është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Aktualisht, Pedri është i lënduar, por në dy ndeshje të luajtura në La Liga ai ka shënuar 1 gol.