Sport

Broja kthehet me humbje te Chelsea

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, ka luajtur minutat e para pas mungesës prej afër një viti.

Megjithatë, rikthimi i Brojës nga lëndimi ka qenë me humbje te skuadra e Chelseat.

Chelsea të dielën në ndeshjen e xhiros së gjashtë, pësoi disfatë në shtëpi nga Aston Villa, 1:0.

Ishte pikërisht ndeshja miqësore e 11 dhjetorit të vitit 2022 kundër Aston Villas, kur Broja pësoi lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit.

Edhe atë ndeshje miqësore, Chelsea e kishte humbur 1:0.

Broja kishte luajtur 24 minuta, ndërsa të dielën luajti prej minutës së 79-të.

Malo Gusto i Chelseat në minutën e 58-të mori karton të kuq, kurse golin e fitores për mysafirët e shënoi Ollie Watkins, në minutën e 73-të.

Për Chelsean është ndeshja e tretë rresht pa fitore, me seri prej dy humbjeve e një barazimi.

Chelsea pas gjashtë ndeshjeve ka vetëm pesë pikë dhe zë vendin e 14-të.

Aston Villa në vendin e gjashtë ka 12 pikë.