Barcelona ka arritur që të rikthehet nga disavantazhi prej dy golave dhe të marrë tri pikë të shtunën në ndeshjen që e zhvilloi në shtëpi me Celta Vigon.
Barcelona triumfoi 3:2 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të La Ligas spanjolle, duke e mbajtur pozitën e parë në renditje.
Celta Vigo kishte kaluar në epërsi prej 2:0 me golat e Jorgen Strand Larsen (19’) dhe Anastasios Douvikas (76’).
Por, Barcelona arriti të bëjë përmbysje të rezultatit në dhjetë minutat e fundit.
Robert Lewandowski realizoi dy herë (81’ dhe 85’), ndërsa Joao Cancelo në minutën e 89-të e shënoi golin e fitores për Barcelonën.
Barcelona pas 6 ndeshjeve i ka 16 pikë, sa i ka edhe Girona që zë vendin e dytë. Real Madridi është i treti me 15 pikë nga 5 ndeshje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.