Dortmundi ka vazhduar me fitore në fillim të edicionit të ri të Bundesligës gjermane.
Dortmundi të shtunën fitoi ndaj Wolfsburgut me rezultatin 1:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së pestë të elitës së futbollit gjerman. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Marco Reus në minutën e 68-të.
Për Dortmundin ishte fitorja e tretë, ndërsa ka edhe dy barazime. Ka 11 pikë pas pesë ndeshjeve.