Sport

Mezani thotë se Gjilani humbi tri pikë

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, ka theksuar pas ndeshjes se skuadra e tij meritoi më shumë pas asaj që shfaqi në fushë, sidomos në pjesën e dytë.

Gjilani u mposht në udhëtim te Llapi, 2:1.

“Më vjen keq për humbjen sepse çunat sakrifikuan në pjesën e dytë. Humbëm një ndeshje, jo për meritë të kundërshtarit, por prej gabimeve tona individuale. Neve na duhet punë për t’u përmirësuar. Nuk arritëm të marrim rezultat të mirë në një ndeshje të tillë. Është mëkat, por ky është futbolli. Bëm ndeshje të mirë, por u mundëm nga një skuadër që është pretendente për titull me lojtarë cilësorë. Ne kemi lojtarë të mirë që kanë cilësi të mira teknike dhe me karakter mjaftë të mirë. Kështu që, sot humbëm tri pikë”, është shprehur Mezani për “ArtMotion”.