Sport

Dukagjini e Fushë Kosova, baraz pas pjesës së parë

Dukagjini dhe Fushë Kosova kanë shkuar në pushim mes pjesëve me rezultatin e barabartë 0:0 pas pjesës së parë.

Dukagjini pati rast për shënim i pari, ndërsa Fushë Kosova rrezikoi më vonë me dy mundësi të mira shënimi.

Por ishte portieri i klinasve, Kenan Haxhihamza, që nuk lejoi të mposhtej. Ndeshja po luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe i takon xhiros së gjashtë të Superligës.