Andi Zeqiri ka vazhduar me formë të mirë te Genku belg. Në kuadër të xhiros së parë të fazës grupore të Ligës së Konferencës, Genku të enjten mbrëma luajti 2:2 me Fiorentinan.
Luca Ranieri kaloi skuadrën italiane në epërsi që në minutën e shtatë. Për 1:1 shënoi Zeqiri në minutën e 12-të. Ranieri shënoi gol tjetër për Fiorentinan në minutën e 23-të, ndërsa Mark McKenziu shënoi për 2:2 në minutën e 85-të.
Zeqiri luajti deri në minutën e 72-të për Genkun.
Ai në fundjavë debutoi me gol në elitën e Belgjikës dhe tani la gjurmë edhe në Ligën e Konferencës.