Skuadra e madhe angleze, Liverpool, ka fituar me përmbysje të rezultatit në udhëtim te LASK-u austriak.
Liverpooli të enjten e fitoi ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Evropës me rezultatin 3:1.
Florian Flecker shënoi për 1:0, por golat nga Darwin Nunez në minutën e 56-të nga penalltia dhe ai i Luis Diazit në minutën e 63-të, e përmbysën rezultatin.
Golin e qetësisë për rezultatin final e shënoi Mohamed Salah në minutën e 88-të.
Ndeshja i ka takuar Grupit E.