Sport

Suhareka publikon projektin për stadium, kërkon ndihmën nga Ministria

 

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar të enjten projektin e kësaj komune për stadiumin e qytetit.

Sipas tij, gjithçka është e gatshme si prona, ashtu edhe projekti ideor – për stadium me 17 mijë ulëse dhe se duhen vetëm investimet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.