2 perditesime
20:48

Leipzigu me fitore bindëse ndaj Young Boysit

RB Leipzigu ka nisur me fitore 3:1 paraqitjen në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Të martën mbrëma skuadra gjermane e mposhti kampionin e Zvicrës, Young Boysin. Ndeshja u zhvillua në Bernë të Zvicrës.

Mohamed Simakan kaloi në epërsi Leipzigun që në minutën e tretë. Rezultatin në 1:1 e barazoi Meschak Elia në minutën e 33-të. Por Leipzigu shënoi dy gola të tjerë në pjesën e dytë. Në minutën e 73-të realizator ishte Xaver Schlager, ndërsa në minutën e 92-të shënoi Benjamin Sheshko.

Enea Jorgji i Shqipërisë e drejtoi këtë ndeshje. Për të ishte debutim në Champions.

Kastriot Imeri qëndroi në stol tek Young Boysi, derisa Donat Rrudhani nuk ishte fare i grumbulluar.

19:36

Young Boysi e Leipzigu po barazojnë 1:1 pas pjesës së parë

Kampioni i Zvicrës, Young Boysi dhe RB Leipzigu gjerman, po barazojnë 1:1 pas pjesës së parë të ndeshjes në Bern. Ndeshja i takon xhiros së parë të fazës grupore të Championsit.

Leipzigu kaloi në epërsi që në minutën e tretë. Realizator ishte Mohamed Simakan. Zviceranët barazuan rezultatin në 1:1 në minutën e 33-të. Meschack Elia shënoi golin.

Ndeshjen po e drejton Enea Jorgji i Shqipërisë.

18:52

Gol i shpejtë në Champions

Mohamed Simakan e ka shënuar golin e parë të edicionit 2023/2024 të Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi francez shënoi golin e epërsisë për Leipzigun ndaj Young Boysit. Ai shënoi në minutën e 3-të të ndeshjes që po luhet në Bern. I takon Grupit G të Championsit.

VIDEO: