Sport

Mkhitaryan nuk largohet nga Interi

 

Mesfushori Henrikh Mkhitaryan do të mbetet pjesë e Interit të paktën edhe edicionin e ardhshëm. “Calciomercato” ka raportuar të martën se mesfushori armen do ta rinovojë kontratën me ekipin italian, që i skadon në fund të këtij edicioni.

Forma e mirë e 34-vjeçarit në fillim të këtij edicioni ka detyruar Interin t’i bëjë ofertë për vazhdimin e bashkëpunimit. Mësohet se mesfushorit i është ofruar rinovimi i kontratës deri në vitin 2025 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.