Sport

City shpenzoi shumë për sukseset e arritura

Pep Guardiola ka fituar 37 trofe gjatë periudhës së tij si trajner, por edhe shpenzimet kanë qenë shumë të mëdha.

Por, Guardiola në karrierën e tij të suksesshme si trajner te Barcelona, Bayern Munichu dhe Manchester City, ka shpenzuar 1.75 miliardë funte në transferimin e futbollistëve.

Trajneri tani i Romës, Jose Mourinho, nuk është shumë larg me shpenzime.

Ai ka shpenzuar 1.6 miliardë funte në transferimin e lojtarëve me skuadrat të cilat ai i ka udhëhequr, derisa Carlo Ancelotti është i treti në listë, me 1.45 miliardë funte shpenzime në lojtarë.

Top 10-shja plotësohet me Massimiliano Allegrin, Diego Simeonen, Manuel Pellegrinin, Thomas Tuchelin, Antonio Conten, Mauricio Pochettinon dhe Juergen Kloppin.

Guardiola mbetet trajneri më i suksesshëm sa u përket trofeve të fituar.

Te City, Guardiola është mbështetur me 1.27 miliardë funte shpenzime, për të qenë skuadër dominuese.

Guardiola fitoi tripletën edhe me Cityn në edicionin e kaluar.