Sport

Vojvoda kërkon reagimin e FIFA-s për thirrjet e rumunëve anti-Kosovë

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Mërgim Vojvoda, ka kërkuar reagimin e shtëpisë botërore të futbollit, FIFA, për thirrjet dhe pankartat anti-Kosovë të shpalosura në ndeshjen Rumani-Kosovë të martën.

Ndeshja e vlefshme për kualifikimet për “Euro 2024” u ndërpre në fillim për rreth 50 minuta, pas thirrjeve “Kosova është Serbi” nga tifozët rumunë. Ajo vazhdoi pas zotimit se më nuk do të ketë thirrje të tilla. Në fund, Rumania fitoi 2:0.

Image

“Rumani, turp për ju dhe mënyrën e të menduarit. FIFA bëjeni punën tuaj dhe lërini respektin të dominojë lojën. Krenaria jonë më e madhe është se jemi shqiptarë”, ka shkruar ai në Instagram pas ndeshjes.