Sport

Yjet e futbollit zviceran, “heronj” të një populli tjetër

Në Kosovë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka shihen si heronj. Nga Prishtina në Gjilan nëpërmjet Zhegrës, takim me ata që i pëlqejnë

Dritaret nuk kanë xhama. Duket të ketë qenë për kohë të gjatë kështu. Në këtë fshat ku koha kalon më ngadalë, nuk ka nxitim për të rinovuar një objekt të pashfrytëzuar.

Shkolla “Agim Ramadani” u rindërtua pak më lart, në shpat. Në anën tjetër të rrugës sapo lamë shtatoren e heroit të luftës, e shoqëruar nga dy flamuj karakteristikë: të Shqipërisë me shqiponjën e saj dykrerëshe dhe atë me figurën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kishte kurora homazhesh për Ramadanin, i cili vdiq në vitin 1999. Pas shpinës së tij është një terren futbolli me asfalt, në fshatin Zhegër. Edhe oborri i qendrës kulturore duke i braktisur. Sikur është duke pritur për djalin e vetëm që mund vërtet ta ringjallë atë.

Zhegra gjendet në juglindje të Kosovës, jo larg nga Serbia dhe jo shumë larg nga Maqedonia e Veriut. Zhegra krenohet për kontributin e Agim Ramadanit dhe tani për Xherdan Shaqirin.

Këndin e lojërave, Xherdani e ka shfrytëzuar si fëmijë, gjatë pushimeve në vendlindje.

Naser Maloku është një shitës në kioskë afër shkollës së braktisur. Ai na tregon kodrën prej ku edhe mund ta shohësh fshatin. “Aty luante babai i Xherdanit”, thotë shitësi. “Ai ishte një lojtar i mirë, ishte shumë i shpejtë. Dhe pastaj u largua nga Zhegra”.

Lufta për mbijetesë e detyroi atë të migrojë. Ishte viti 1992. Xherdani ishte njëvjeçar.

Gjysma e fshatit është larguar, veçanërisht në Zvicër. Vijnë vetëm për pushime. Si shumë edhe Xherdan Shaqiri kishte ndërtuar shtëpi. Në oborr janë të vendosur flamuri i Shqipërisë, Zvicrës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në mes, më i madhi nga të gjithë, ai i FC Baselit.

“Xherdani është djalë i mirë”, vazhdon Naser Maloku. “Kur vjen flet me të gjithë, na respekton. Dhe njerëzit e duan atë”.

Një fëmijë kalon pranë. Mban fanellën e Bayernit me mbiemrin e Xherdanit.

“Ai na bën krenarë”, thonë dy të rinj. “Ata nuk e harruan kurrë Kosovën”.

Në Zhegër më së shumti flitet për Shaqirin.

Po kthehemi drejt Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, 60 kilometra më në veri, që lidhet me emrin e Granit Xhakës.

“Nuk i dallojmë. I përcjellim çdo ditë” thotë Faton Polisi, gazetar i sportit i KOHËS. Ata për sport janë si Dua Lipa dhe Rita Ora në muzikë. Me më shumë ndikim ndoshta.

Pranë stadiumit “Fadil Vokrri” qëndron Erdin Hashani. Ai është një ish-futbollist, i cili ka udhëtuar nëpër klubet e Kosovës dhe Shqipërisë. Ai ka veshur edhe fanellën e Kosovës, por në kohën kur nuk është njohur nga UEFA dhe FIFA. Sot ai tregon se çfarë sjellin dy lojtarët e Zvicrës.

“Ata janë tanët. Për ne janë si heronj. Për shembull, rreth dhjetë vjet më parë Xhaka solli fanella dhe topa në FC Prishtina. Nuk është shumë për të, por ishte shumë për ne”, ka thënë Hashani.

Në hollin e hotelit të Kosovës, në periferi të Prishtinës, Agim Ademi qëndron i ulur. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovë shkon më tej. “E gjithë bota e di se janë kosovarë”, këmbëngul Ademi.

“Bënë që bota ta kuptojë se ka një vend që quhet Kosovë, që mund të prodhojë talente të mëdha”.

Shaqiri ka një familjar që luan në skuadrën e Gjilanit. Këtë e tregon Drilon Sylejmani, menaxheri i ekipit.

“I gëzohemi suksesit të tyre”, thotë Sylejmani.

Patriotizmi kap kulmin. Kudo. Për më tepër, çështja e identitetit ka vetëm një përgjigje, në të gjitha bisedat.

“Për ne, Shaqiri dhe Xhaka janë shqiptarë të Kosovës”, thotë Faton Polisi.