Sport

Çka janë Lojërat Mesdhetare?

 

Lojërat Mesdhetare janë ngjarje e madhe shumësportive që organizohen nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare. Kjo ngjarje mbahet çdo katër vjet dhe garojnë atletë nga shtetet që janë buzë Detit Mesdhe. Garojnë shtete nga Afrika, Azia dhe Evropa. Lojërat e para Mesdhetare u mbajtën në vitin 1951 në Egjipt, ndërsa të fundit në vitin 2022 në Algjeri. E Kosova ka fituar të drejtën për t’i organizuar në vitin 2030.

Në këto Lojëra marrin pjesë atletë nga 26 shtete. Algjeria, Egjipti, Libia, Maroku e Tunizia janë nga Afrika, Libani, Siria dhe Turqia nga Azia dhe Shqipëria, Andorra, Bosnja, Kroacia, Qiproja, Franca, Greqia, Italia, Kosova, Malta, Monako, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Portugalia, San Marino, Serbia, Sllovenia dhe Spanja nga Evropa. Nga këto 26 shtete pjesëmarrëse, 10 nuk e njohin Kosovën si shtet.