Sport

Zeqiri transferohet te Genku

Descriptive Text

Sulmuesi Andi Zeqiri është transferuar te Genku në Belgjikë nga Brightoni.

Te Genku, ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026. Te klubi i ri do ta bartë fanellën me numrin 9.

Reprezentuesi i Zvicrës është larguar nga Brightoni pas vetëm 13 paraqitjes dhe vetëm një goli të shënuar.

“Andi avancoi mirë sezonin e shkuar me Baselin dhe tani është i gatshëm të luajë rregullisht”, ka thënë drejtori teknik i Brightonit, David Weir. “Kjo është mundësi e mrekullueshme për Andin dhe i urojmë më të mirën në të ardhmen”.

24-vjeçari iu bashkua Brightonit në vitin 2020 nga Lausanna. Nga Brightoni u huazua te Augsburgu fillimisht dhe më pas te Baseli.

Zeqiri ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën, edhe pse fillimisht ishte njoftuar zyrtarisht se ka vendosur të luajë për Kosovën.

{gallery}