Sport

Historike, Ballkani për vitin e dytë rresht në Ligën e Konferencës

 

Skuadra e Ballkanit edhe këtë vit ka shkruar historinë në arenën ndërkombëtare. Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani edhe këtë edicion do të paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Përkundër humbjes në ndeshjen e kthimit të fazës së plejofit nga BATE Borisovi, Ballkani siguroi grupet falë fitores së thellë në Prishtinë javën e shkuar. Të enjten mbrëma, në “Varosi Stadion” me Mezokovesd të Hungarisë, Ballkani pësoi humbje me rezultatin minimal 1:0. Megjithatë, ekipi kosovar avancoi tutje me rezultatin e përgjithshëm 4:2 pas fitores në duelin e parë me shifrat 4:1.

Kjo ndeshje u zhvillua në Hungari dhe pa praninë e shikuesve, pasi UEFA nuk lejon ekipet e Bjellorusisë dhe përfaqësueset që duelet ndërkombëtare t’i luajnë në vendin e tyre për shkak të përfshirjes të këtij shteti në luftën e Rusisë me Ukrainën.