Sport

UEFA heq banerin “Kosova është Serbi”, tifozët e Olympiacosit e kthejnë

Ndeshja kualifikuese për Ligën e Evropës në mes të Çukariçkit të Beogradit dhe Olympiacosit grek ka nisur me banerë “Kosova është Serbi” në tribuna. UEFA ka ndërhyrë për ta hequr këtë transparent, por siç shkruan mediumi serb “Telegraf.rs”, tifozët e Olympiacosit e kanë kthyer sërish.

Siç raportojnë mediat serbe, UEFA në fillim të ndeshjes e ka kërkuar heqjen e tij dhe këtë e kanë bërë tifozët grekë, por që më vonë është kthyer sërish.

Po ashtu, “Telegraf.rs” ka publikuar video në të cilën dëgjohen thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë”.

Pas pjesës së parë, Olympiacosi po udhëheq 2:0. Në takimin e parë grekët kanë fituar 3:1.

Image