Sport

Roma pa Dybalan kundër Milanit

Paulo Dybala - AS Roma

Skuadra e Romës do ta ketë një mungesë të rëndësishme në ndeshjen derbi të xhiros së tretë në Serie A, që e luan kundër Milanit.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Roma do të jetë pa sulmuesin Paulo Dybala, i cili është lënduar në duelin e fundit.

Dybala u zëvendësua në pjesën e dytë kundër Veronës që e mposhti Romën me rezultatin 2:1. Ai ka lënduar muskulin e këmbës dhe duhet të pauzojë të paktën për dy javë.

Dueli mes Romës dhe Milanit, zhvillohet të premten mbrëma në kryeqytetin e Italisë.

Pas dy xhirove të zhvilluara këtë edicion në Serie A, Roma nuk di për fitore, ndërsa Milani ka tubuar gjashtë pikë.

Dybala i mungoi Romës edhe në ndeshjen e parë kundër Salernitanas që përfundoi 2:2.